Messi ‘trondit’ Barcelonën (foto)

Leo Messi ka refuzue rinovimin e kontratës me Barcelonën.
Simbas asaj që raportojnë mediat spanjolle, ylli argjentinas, Leo Messi, nuk don me rinovue kontratën me Barcelonën, i cili ju ka kumtue lajmin drejtuesve katalunas në muejin Korrik.

Simbas asaj që shkruen “MARCA”, ky vendim i pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, asht për shkak se argjentinasi fillimisht don me përmbushë kontratën e tij aktuale me Barcelonën, e cila skadon në Qershor të vitit 2018, e më pas me vendosë për t’ardhmen.

Presidenti i Barcelonës, Bartomeu, disa herë ka përsërit se janë në negociata dhe se mbas Neymar, tash Luis Suarez e Leo Messi, ka me vazhdue kontratat.

Barça asht e gatshme me i ofrue kontratë 5-vjeçar Messit, nëse ky i fundit ndërron mendje.

Në vitin 2018, Messi ka me qenë në moshën 31 vjeçare.

 

messiiiii