Michael Phelps fiton edhe 2 medalje t’arta, qe sa i bani krejt!

Michael Phelps ka pasunue raftin e tij edhe me dy medalje tjera t’arta.

Notari, Michael Phelps nuk ka të ndalun.

Ai ka shtue dy medalje tjera olimpike në raftin e tij tue i ndihmue ekipit amerikan me fitue në 4×200 metra stil të lirë në not.

Me dy medaljet e fitueme, Phelps tash ka 21 medalje të arta olimpike ndërsa në këtë stil ai u përball me rivalin e tij Chad Le Clos, për të cilin mbas përfundimit të garës se i ishte hakmarrë për humbjen në Londra 2012.

“Kisha shumë emocione gjatë garës. Nuk due me thanë se ishte hakmarrje, por në fakt ishte e tillë”, ka thanë Phelps mbas garës.