Michel Platini largohet me marre, qe fjala e lamtumirës

Ish-presidenti i UEFA’s, Michel Platini mori pjesë në Kongresin e 12 të UEFA’s në Athinë për t’i dhanë lamtumirë miqve të tij të futbollit.

Aleksander Ceferin ka me qenë në krye të UEFA’s tue zavendësue në këtë mënyrë Michel Platini që Tetorin e vitit të kaluem u përjashtue nga çdo aktivitet futbollistik.

Gjatë fjalës së tij, Platini deklaroi se asht krenar për gjithçka ka ba, mbasi e ka ndërgjegjen të pastër dhe ka me vazhdue betejën gjyqësore për të pastrue emnin e tij, shkruen ‘The Guardian’.

“Faleminderit për këto 9 vite të kalueme së bashku. Kemi ba nji punë të shkëlqyeme: jam krenar dhe e kam ndërgjegjen të pastër. Jam i bindun që nuk kam ba gabimin ma të vogël dhe ka me vazhdue betejën ligjore. Due të falënderoj të gjithë në këtë sallë që kishin guximin dhe besnikninë për të më mbështetë gjatë muejve të fundit. Miq të futbollit, lamtumirë!”, u shpreh i emocionuem ai.

Michel Platini u përjashtue së bashku me ish-presidentin e FIFA’s, Sepp Blatter, për pagesën e padeklarueme të 2 milionë frangave zvicrane në vitin 2011.