Micosoft zbulon fituesit e Euro 2016, qe kush asht fituesi

Euro 2016 ka me u fitue nga Gjermania që do të luejë finalen kundër Spanjës.

Ky nuk asht parashikimi i nji eksperti të futbollit por ai i të dhanave të mbledhuna në internet, pra nji bashkësi informacionesh të mbledhun nga kërkimet në internet dhe bisedat në rrjetet sociale nepërmjet nji programi të sofistikuem.

“Bing”, motori i kërkimit të “Microsoft”, ka përllogarit të dhanat me nji metodë që asht testue edhe në kompeticione të tjera sportive.

Kjo metodë ka tregue rezultatet e sakta të 15 nga 16 ndeshje n’eliminimet direkte të Kupës së Botës, Fifa 2016, me nji saktësi prej 94 për qind.

Nji përllogaritje të tillë ka ba edhe për kampionët e tenisit në Wimbledon 2015, si për mashkuj dhe për femna me nji saktësi prej 71 për qind.

Simbas “Microsoft” ndeshja hapëse, mes Francës dhe Rumanisë ka me u fitue nga ekipi pritës me nji goll diferencë, nji rezultat që ka dalë i saktë.

Në fakt “Bing” bazohet në nji model statistikor që merr në konsideratë forcën e skuadrës si dhe faktorë të ndryshëm që kanë ndikim si vendi, kushtet meteorologjike dhe mesazhin e fitores.

Këto të dhana sherbejnë si bazë për nji përllogaritje tjetër që merr gjithashtu në konsideratë “termometrin futbollistik” që gjendet në rrjetet sociale (deri tash vetëm në Facebook kanë fol mbi 84 milionë persona që kanë gjenerue 221 milionë biseda për Euro2016) por edhe informacione në kohë reale si damtimet, pezullime, debate dhe ndryshime të formacionit.