Mijatovic ja ban bajat serbëve për Kosovën!

Predrag Mijatovic, ish anëtari i Real Madridit, Valencisë, Fiorentinës dhe Partizanit, ka trondit serbët.

Predrag Mijatovic, ish ylli i Serbisë dhe Real Madridit, ju ka ba me dije serbëve se duhet me pranue faktin që Kosova tashma asht pjesë e FIFA’s dhe UEFA’s.

Ai ju ka ba thirrje serbëve me i shikue punët e tyne, dhe mos të merren me Kosovën.

“Ju duhet me kuptue se ky asht nji fakt. Kosova asht anëtare e FIFA’s, ka luejt ndeshje zyrtare dhe me tentue tash me pyetje se a ishte e bukur, a ishte normale apo jo, kjo për ne asht nji humbje kohe. Na kemi nevojë për me u pajtue me fatin.
Na duhet me mendue për veten tonë, në lidhje me kualifikimin tonë dhe renditjen tonë”, tha Mijatovic për gazetën serbe, Blic.