Milan gati me marrë yllin e Real Madrid

Milan pret nji përforcim të madh nga Real Madrid.

“Rossonerët” janë afër arritjes së marrëveshjes me “Los Blancos”, për transferimin e mesfushorit Isco, raportojnë mediat italiane.

Reprezentuesi spanjoll asht i pakënaqun me hapsinën e kufizuem për lojë në “Santiago Bernabeu”.

Dhe, kjo i ka shtue shpresat e ekipit italian për transferimin e tij në San Siro.