Milan, gati oferta për yllin e Leicester

Milani asht i gatshëm që me ba ofertë për yllin e Leicesterit, Riyad Mahrez.

Me Milanin që së shpejti ka me u ble nga nji grup kinez, priten edhe investimet.

Kallnori ka me qenë i nxetë në Milanello dhe tashma emni që po përmendet asht Riyad Mahrez.

Calciomercato shkruen se Mahrez asht nalt në listën e grupit kinez të Milanit.

Rossonerët janë në treg për lojtarë të fortë në krah, repart ku ka me u investue shumë në dy afatet kalimtare.

Mahrez ka kontratë me Leicesterin deri në verë të vitit 2020.