Milan nis operacionin “fshesa”, qe lojtarët që kanë me u largue

Mbas dështimit këtë sezon në Serinë A, për kuqezijtë ka me nisë operacioni “fshesa”, nji revolucion i vërtetë për me ndërtue Milanin e t’ardhmes. Me apo pa kinezët, ky ekip ka nevojë me ndryshue totalisht ftyrë dhe kjo ka me nisë me personat që, simbas drejtuesve, nuk kanë bindun. Bile edhe presidenti Berlusconi asht gati me mbështetë ekonomikisht këtë sforco për me rikthye Milanin në majat e futbollit italian. Ky ndryshim mundet me përfshi edhe trajnerin Christian Brocchi, që edhe pse erdhi nji muaj ma parë tue zavendësue Mihajlovic, ka dështue. Mundësia e vetme për me i dhanë nji kuptim këtij sezoni asht Kupa e Italisë, ku kuqezinjtë janë në finale me Juventusin.

Ditët e fundit asht përfolun se trajneri i ardhshëm mundet me qenë Gianpaolo i Empolit, që ka me u largue nga ekipi, mbasi e pshtoi nga rania në Serinë B. Ai i shtohet listës së gjatë të emnave për stolin e kuqezijve sezonin tjetër, tue qenë nji kandidat i fortë. Shumë nga lojtarët nuk bindin, ndërkohë që kontrata u skadon m 30 Qershor, ndaj kanë me u largue. Milani nuk ka me rinovue kontratën me Mexes, Alex, Zapata, Boateng e mbi të gjithë me Balotellin. Të gjithë pritet me u largue në fund të këtij sezoni. Drejtuesit duhet me gjetë nji sistemim edhe për portierin Diego Lopez, që merr 5 milionë euro në vit. Shumë për nji që qëndron në stol, mbasi preferohet i riu Donnarumma.

Edhe sulmi ka shumë lojtarë që fitojnë shuma të mëdha, ndërsa rendimenti në fushë ka lanë për të dëshirue. Nga shitja e sulmuesve Bacca, Luis Adriano, Honda e Menez pritet që kuqezinjtë me i marrë 50-60 milionë euro, për me i investue ma mbas në blemjen e ndonji elementi ma cilësor. I vetmi nga lojtarët që u skadon kontrata me 30 Qershor dhe që pritet me rinovue me kuqezijtë asht Ricardo Montolivo, që ka me qenë edhe sezonin tjetër. Pra, nji revolucion i vërtetë te kuqezijtë, që pritet me ndërtue nga e para ekipin.