Milani ‘pushton’ Europën, bilanci financiar rritet 524 milionë

Ekipi i Milanit asht përfshi në nji revolucion të madh mbasi pronarët e ri kinezë kanë me tentue me kthye ekipin kuqezi jo vetëm në majën e futbollit italian, por edhe atë ndërkombëtar.

“Calciomercato.com” raporton se ekipi i Milanit gjatë 5 viteve të ardhshme ka me i rritë të ardhurat e saj financiare.

206 milionë euro asht projekti që pritet të mbyllet në bilancin e fundit të vitit 2018, ndërsa në vitin 2022 Milani pritet me “pushtue” Europën mbasi planifikohet nji rritje të buxhetit, që ka me shkue në 524 milionë euro.

Milani ka me u shtri gjeografikisht tue u ba popullor, jo vetëm në Europë, por edhe në kontinentin aziatik ku reklamat dhe të drejtat televizive do përdoren gjanësisht për me përfitue sa ma shumë.

Shumë lojtarë të mëdhej priten me shkelë në fushën e “San Siro” mbasi Milani mbas 5 vitesh ka me tentue suksesin në Scudetto dhe Champions League.