Milot Rashica-Besa e Pejës, e pabesueshme, por e vërtetë!

Besa e Pejës në sezonin 2015/2016 në Superligën e Kosovës në futboll nuk e ka pësue asnji humbje para shikuesve të vet në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’.

Në 17 ndeshje që i kanë luejtë pejanët, kanë arritë 13 fitore dhe 4 barazime.

Humbjen e fundit Besa në Pejë e ka pësue me 9 Maj 2015, në kuadër të sezonit 2014/15, takim i vlefshëm për javën e 27’të.

Vushtrria kishte arritë me mposhtë Besën në ‘Shahin Haxhiislami’ me rezultat 3:2.

Ishte pikërisht talenti i madh, Milot Rashica që kishte shënue nji goll, kishte fitue nji penallti dhe kishte asistue njiherë.

Me depërtimet e tij, ishte i pandalshëm për mbrojtjen pejane dhe ishte lojtari ma i mirë i atij takimi.

Në atë kohë, Rashica luente për Vushtrrinë (Ish – Llamkos Kosova) dhe sezoni 2014/2015 ishte i fundit për të në fanellën e ekipit të tij të zemrës, mbasi që nga 1 Korriku 2015, ai u ba pjesë e Vitesses në Holandë ku shkëlqeu në sezonin e parë, tue shënue 8 golla.