Milot Rashica shumë afër ekipit të madh italian

Mesfushori kosovar, Milot Rashica asht shumë afër transferimit te ekipi italian, Napoli.

Ekipi italian po kërkon nji lojtar që e zavendëson mesfushorin me tipare sulmuese, Callejon e simbas të përditshmes “SpazioNapoli”, Milot Rashica shihet si zavendësimi ideal.

“Emni i parë në listë asht Milot Rashica, që luen për Kombëtaren e Shqipnisë. Ai ka mësue çdo gja për Napolin nga bashkëojtari i tij Elseid Hysaj”, shkruen në portalin italian.