Ministria i ndan rrogë prej 800 euro në muej trajnerit Driton Kuka

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në bazë të Rregullores nr. 14/2013 për Mbështetje të Përhershme Financiare të Sportistëve, i ka nda vendimin për njohjen e të drejtës së mbështetjes të përhershme financiare trajnerit të xhudos, Driton Kuka, i cili ka me përfitue nga 800 euro në muej, tue fillue nga data 1 Tetor e këtij viti.

Vendimi i ministrit Shala, vjen mbas rekomandimit të Komitetit Olimpik të Kosovës për trajnerin Kuka i cili i ka përmbush kushtet e parapara për me qenë përfitues i vlerës së 800 eurove në muej.

Ministri Shala e ka urue trajnerin e deshmuem Driton Kuka, për mbështetjen e meritueme që ka me marrë nga ana e Ministrisëë.

Trajneri Driton Kuka, e falënderoi ministrin Shala për marrjen e vendimit që MKRS me përkrah punën e tij.

Ai tha se kjo asht nji mirënjohje e kontributit që ai ka dhanë për sportin e xhudos në Kosovës.

Kuka theksoi se kjo asht nji nxitje për me punue edhe ma tutje me brezat e ri dhe për me nxjerrë sportistë të rangut botnor.

 

2-trajneri