Miralem Pjanic tremb tifozët e Romës

Miralem Pjanic tremb tifozët e Romës me nji deklaratë të tij.

Në nji intervistë për mediat italiane, boshnjaku la të hapun mundësinë e largimit nga verdhekuqtë, nesë në drejtim të tij vjen nji ofertë e mirë.

26-vjeçari deklaroi se, ndihet mirë te Roma dhe se dëshiron me fitue nji trofe me ekipin e tij. Megjithatë, Pjanic pohoi se futbollit asnjiherë nuk i dihet, tue theksue se, e ardhmja nuk mundet me u parashikue, sidomos në këtë sport.