Modelja kiliane ban hajgare me Messin!

Sikur mos me mjaftue dështimi i radhës në Kupën e Amerikës me Argjentinën e tij, Messi tashma duhet me i ngue edhe hajgaret që i vijnë nga modelja kiliane Daniella Chavez.

“Messi i luen finalet me ‘bregë nëpër kambë”, shkruen në rrjetet sociale modelja superseksi e “Playboy”, e cila asht nji tifoze e çmendun e kombëtares së Kilit.

Në të kaluemen asht folë edhe për nji lidhje të modeles me Cristiano Ronaldo, nji arsye ma shumë që e ka shtye kilianen me kritikue yllin argjentinas.

Aktualisht, Messi ndodhet në nji situatë mjaft të vështirë për sa i përket kombëtares Argjentinës. Mbasi humbi për të dytën herë radhazi finalen e Kupës së Amerikës pikërisht ndaj Kilit, ylli i Barcelonës deklaroi dorëheqjen nga kombëtarja.

Megjithatë, menjiherë mbas kësaj deklarate ka pasë deklarata të shumta nga figura të ndryshme argjentinase e jo vetëm, që i bajnë thirrje Messt mos me braktis kombëtaren.