Modricit i vritet kusherina

Mesfushori i Real Madrid’it, Luka Modric, ka marrë lajme të tmerrshme për vdekjen e kusherinës së tij, Susana Modric. Ashtu si shkruen Sport, kusherina e yllit të Realit asht kidnapue dhe vra gjersa ishte tue punue në El Salvador. Trupi i saj asht gjete dje, ndërsa arsyet e kësaj vrasje nuk dihen ende, si dhe policia ka fillue tashma hetimet. Susana Modric ka jetue në El Salvador gjashtë vjet dhe ajo ka lanë mbas vetes dy femi.