Moment emocionues në Europian. Vogëlushi portugez ngushëlllon tifozin e rritun të Francës!

Mbramjen e djeshme mbasi Portugalia mposhti Francën në minutat shtesë, tifozët shpërthyen në lot. Nji djalë i ri francez i ndamë nga turma vendosi duert te sytë i mbuluem nga lotët e trishtimit, por nji vogëlush portugez i afrohet, i heq dorën nga sytë dhe e përqafon.

Sigurisht edhe tifozi francez e vlerësoi këtë gjest dhe e përshëndeti. Kjo video asht hedhë mbramë në internet dhe vazhdon ende me mbajtë rekord me shpërndamje dhe komente, ndoshta nji ndër ma të bukurat të Europianit.