Montolivo: Sikur të ishte ndeshje boksi, kishim fitue me pika

Mesfushori i Milanit, Ricardo Montolivo asht shprehë i zhgënjyem nga humbja mbramë në finalen e Kupës së Italisë, kundër Juventus’it.

Kapiteni i ekipit kuqezi insiston se nuk e kanë meritue humbjen, mbas paraqitjes që tregoi ekipi i Milanit në fushë, transmeton Rrokum.TV.

“Asht zhgënjyese, sikur të ishte ndeshje boksi, kishim fitue me pika” tha Montolivo për Rai Sport. /Rrokum.TV