Morata nuk e don ma Juventus’in, don me fitue me nji ekip tjetër

Alvaro Morata pothuejse ka konfirmue largimin nga Juventus. Sulmuesi i kërkuem nga shumë ekipe të njohuna europiane e ka ba të ditun dëshirën e tij të madhe.

Real Madrid pritet me shfrytëzue opcionin për rikthimin e tij nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të verës.

“A due me mbetë në Real Madrid? Asht e qartë se kjo asht dëshira ime ma e madhe”, deklaroi Morata për “AS”.

“Due me triumfue me Real’in, por atje ka shumë futbollistë të mëdhaj, ndërsa unë kam nevojë me luejt dhe me u ndie i randësishëm”, u shpreh ai