Mourinho, deklaratë e befasishme mbas barazimit të Manchester United

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho asht sërish në qendër të vëmendjes mbasi insiston se ekipi i tij duhet të shënonte 6 ose 7 golla në barazimin 1-1 ndaj Stoke City.

Mbas ndeshjes, portugezi tha se ekipi i tij ka luejt ndeshjen ma të mirë të këtij sezoni, por pa mujt me fitue.

“Asht e thjeshtë, kjo asht paraqitja ma e mirë e Unitedit këtë edicion. Në pjesën e parë rezultati ka mujt me qenë 3:0 ose 4:0, ndërsa në fund asht dasht të kemi gjashtë ose shtatë golla”, tha Mourinho.