Mourinho ka në plan me marrë Messin

Dëshira e trajnerit të ri të Manchester United, Jose Mourinho, asht me marrë Lionel Messin në “Old Trafford”.

Mediat angleze bajnë me dije se drejtuesit e Mancheester United kanë kontaktue tre herë sulmuesin në javët e fundit, për me bindë me u transferur në Premier League.

28-vjeçari ka nji kontratë me “blaugranët” deri në vitin 2018, me nji klauzolë largimi që kap shifrën e 250 milionë eurove.

Messi i ka shpallë besnikëni Barcelonës, por çashtja e procesit gjyqësor mundet me shtye ate drejt largimit nga Spanja.