Mourinho: Kam mujt me u rikthye n’Itali

Jose Mourinho mund të rikthehej në Itali. Trajneri i Manchester United në nji intervistë të dhanë ka zbulue se para se të vendoste për transferimin e tij tek “Djajtë e Kuq”, e kishte mendue si alternativë rikthim e tij në Itali ose në Spanjë.

Ma tej ai shtoi se vazhdimi i aventurës së tij në Premier League ka qenë zgjedhja e duhun.
“Para se me hy në bisedime me drejtuesit e Manchester United në planet e mija egzistonte dhe ideja e nji rikthimi në Itali ose në Spanjë. Në fund vendosa të vazhdoj aventurën time në Premier League, sepse asht nji kampionat special ku ka shumë rivalitet mes ekipeve.”