Mourinho: Kështu e binda Ibra’n me ardhë n’Manchester!

Transferimi i Zlatan Ibrahimovic mesa doket nuk paska qenë nji detyrë edhe aq e thjeshtë për Jose Mourinho. Megjithëse kishte nji marrëdhanie miqësore dhe i ofroi miliona euro, portugezi arriti me bindë suedezin me anë të disa bisedave ku ai përdori metodën e tij të mirënjohun.

“Të jemi të sinqertë, ai asht shumë i pasun. Ka fitue shumë pare gjatë karrierës së tij, dhe ka fitue shumë trofe,” shprehet trajneri i United për Daily Mail.

“I kam thanë se unë kam qenë në Spanjë, Itali dhe Angli dhe jam shpallë kampion – ai jo, veç në Spanjë, Itali dhe Francë. Mandej ai mendoi me veten e tij, ‘Unë due me shkue aty. Due me fitue gjithçka.’”