Mourinho: Ky asht mesfushori ma i mirë n’botë

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho thotë se përforcimi i ri, Paul Pogba, asht mesfushori ma i mirë në botë.

Reprezentuesi francez u rikthye në Old Trafford gjatë këtij afati kalimtar të verës nga Juventus për shifër rekord 105 milionë euro.

Dhe, Mourinho ka veç lavdata për të.

“Ai asht nji prej mesfushorëve ma të mirë në botë, ndoshta edhe mundem me thanë se asht mesfushori ma i mirë në botë”, deklaroi Mourinho.