Mourinho largon tre lojtarë nga Manchester United

Jose Mourinho asht i gatshëm m’i largue tre mbrojtës nga Manchester United.

Marcos Rojo, Chris Smalling dhe Daley Blind rrezikojnë me u largue nga Manchester United, derisa Jose Mourinho synon me përforcue mbrojtjen, ka ba të ditun tabloidi britanik “Daily Mail”.

Mbas vetëm 9 ndeshjesh në detyrë, menaxheri i “Red Devils” nuk asht i kënaqun me paraqitjet e mbrojtjes.

Dhe, ai kërkon transferimin e nji qendërmbrojtësi dhe nji mbrojtësi të djathtë, në afatin e ardhshëm kalimtar.

Matteo Darmian, po ashtu mundet me qenë në kërkim të nji ekipi të ri nga Kallnori.