Mourinho nuk e don yllin gjerman

Mbas vetëm nji viti në Manchester United, Bastian Schweinsteiger mundet me u largue gjatë kësaj verë nga “Old Trafford”.

Mediat në Angli shkruejnë se Manchester United asht gati me shitë gjermanin, i cili nji vit ma parë iu bashkue Unitedit nga Bayern Munchen.

Schweinsteiger asht tue u vëzhgue nga disa ekipe tjera europiane, dhe doket se lojtari nuk asht në planet e trajnerit të ri te Manchester United, Jose Mourinho.