Mourinho ‘pastron’ Manchester United’in: Ky asht vendimi për Januzaj

Jose Mourinho pritet me ba shumë ndryshime në Manchester United.

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho deri tash ka transferue 3 futbollistë, por pritet që me i largue gjashtë të tjerë, shkruen The Sun.

Në mesin e futbollistëve që pritet me u largue asht edhe futbollisti kosovar, Adnan Januzaj, i cili ka ranie të formës në vitet e fundit.

Në listë janë edhe Marcos Rojo, Morgan Schneiderlin, Bastian Schweinsteiger, Juan Mata dhe Daley Blind, të cilët kanë kallxue formë shumë të dobët edicionin e fundit.