Mourinho po e tepron me yllin gjerman, ky asht vendimi i tij i fundit!

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka marrë nji vendim të turpshëm në lidhje me Bastian.

Simbas mediave britanike, portugezi ka kërkue që gjermani mos me luejt as për ekipin e U-23, por veç të stërvitet aty.

Mourinho e ka largue nga ekipi i parë Schweinsteigerin, tue e dërgue në ekipin U-23.

Në këtë mënyrë, “ish-Special One” po e injoron në maksimum ish-lojtarin e Gjermanisë, deri sa ai të vendosë që me u largue përfundimisht nga ekipi.