Mourinho: Qe kur ka me u kthye

Jose Mourinho ka ba të ditun se ka me ju kthye punës si trajner në stinorin e ardhshëm, por nuk ka saktësue se cilin klub ka me trajnue.

Portugezi u largue nga Chelsea në Dhetorin e kaluem dhe vazhdimisht asht lidhë me nji kalim te Manchester United, transmeton Rrokum.TV.

Asnji marrëveshje nuk ka arritë ende, por 53 vjeçari asht i bindun se ka me fillue punën para se me nis sezoni i ri.

“Unë ka me u kthye në Korrik. Tash jemi në Maj, kurse periudha Maj-Korrik nuk ka asgja”, thekson Mourinho. /Rrokum.TV