Mourinho “shpërthen” mbas humbjes kundër Real Madrid

Jose Mourinho e ka pranue se Real Madridi ka qenë superior në disa momente ndaj Manchester United, por thotë se fitoi trofeun falë gollit të shënuem nga nji pozicion jashtë loje.

Trajneri i “Djajve të Kuq” u ankue për gollin e parë të shënuem nga Casemiro, tue thanë me sistemin VAR gjithçka kishte me qenë e barabartë.

“Real Madrid ka qenë superior në disa momente, por shënuen nji goll nga një pozicion jashtë loje”, tha Mourinho mbas ndeshjes.

“Na humbëm 2-1. Rezultati ishte i ngushtë dhe ata shënuen nji goll jo të rregullt. Me sistemin VAR rezultati kishte me qenë 1-1”, shtoi portugezi.