Mourinho veç që s’e thotë se e ‘kemi ble Pogban’

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho lëshon sinjalin e parë për me kuptue se Pogba sezonin e ardhshëm ka me u transferue në ‘Old Trafford’.

Na kemi vendosë 4 objektiva transferimi. Deri tash kemi krye me sukses tre prej tyne, por jam i bindun që edhe transferimi i radhës ka me ardhë. Na kemi themelue profilin e katër lojtarëve për me përmirësue ekipin në reparte të ndryshme. Edhe nëse nuk kryhet kjo transfertë nuk asht fundi i botës, por unë besoj se kemi me ja dalë”, u shpreh Mourinho.

Deri tash  Manchester United ka transferue me sukses Zlatan Ibrahimovic, Henrikh Mkhitaryan dhe Eric Bailly.