Muhammad Ali, knockout për 11 sekonda tue grushtue 11 herë

Vazhdojnë të dalin në shesh të dhana interesante për Muhammad Ali, pas vdekjes së tij.

Legjenda Muhammad Ali ishte i njohun për shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme, gja që tregohet në nji video të përballjes me Brian London, në vitin 1966.

Ikona e boksit botnor, arriti në London me 6 Gusht 1966 si kampion bote i peshave të randa, me 24 fitore nga po aq ndeshje. Ali kishte i kishte shkaktue knockout Henry Cooper’it tre muej më herët, derisa tani po kthehej për me mbrojtë titullin, kësaj radhe kundërshtar ishte Brian London.