Napoli, Rashica kushton 5 milion euro

Napoli dhe Milot Rashica. Nji interes që ka nis të kristalizohet me afrimin e merkatos së verës. Klubi italian doket se po mendon seriozisht me e ble talentin shqiptar të Vitesse-s. Sulmusi që n’fund të muejit Mars debutoi edhe me Kombëtaren shqiptare në miqësoren me Luksemburgun, krahasohet as ma shumë e as ma pak, por me Dries Mertens, mesfushorin belg t’blemë në vitin 2013 për 9.5 milionë Euro nga PSV Eindhoven. Rashica ende nuk i ka mbush 20 vjeç, por megjithë moshën e re, ka personalitet të jashtëzakonshëm. Luan si sulmues krahu, por mundet me u aktivizue edhe si mesfushor krahu apo organizator. Teknikë, vrapim dhe mbi të gjitha i rrezikshëm në zonën kundërshtare. Në këtë sezon të Eredivisies me Vitesse-n regjistron 7 golla dhe 6 asista në 27 javë të kampionatit holandez.

Të dhëna këto që e kanë mahnit Napolin , me drejtorin sportiv Giuntoli që po mendon me e ble menjëherë. Nji lojtar me perspektivë që taktikisht cilësohet sozia e Mertens, për të cilin klubi ma vonë ka me vendosë nëse ka me huazue në nji tjetër skuadër, apo ka me mbajtë në skuadër.