‘Nata maratonë e seksit’: Kjo histori po mban pezull Rion!

Nji ekip brazilian i zhytjeve të sinkronizueme në Lojnat Olimpike të Rios asht nda mbasi njana nga sportistet e ndaloi tjetrën që të hynte në dhomë sepse po bante seks me nji kanoeist.

Historia ka pushtue faqet e para të mediave rozë në Brazil.

Ingrid Oliveira, 20 vjet, pretendohet se ka fjet me bashkëkombasin e saj, Pedro Goncalves në dhomën e saj në Fshatin Olimpik nji natë përpara se të garonte.

Mediat braziliane e kanë etiketue ‘nata maratonë e seksit’.

Por shoqja e skuadrës, Giovanna Pedrosa, 17 vjet, u zemërue nga kjo sjellje dhe tashma ato janë nda.

Të dyjat përfunduen të fundit në garën e femnave.

Madje hedhja e tyne ishte kaq e dobët, sa mediat shkruejnë se turma qeshi.

Në fillim të këtyne Lojnave Olimpike u tha se do shpërndahen ma shumë se 450 mijë prezervativë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

 

2-brazil

 

3-brazil

 

4-brazil

 

5-brazil

 

8-brazil