NBA: Golden State e ka harrue humbjen (video)

Golden State Warriors ka mposhtë Portland Trail Blazers të Martën mbrama me rezultat 127:104 për me shënue fitoren e 3’të rresht.

Stephen Curry ishte ma i dalluemi te “Luftarët” me 28 pikë, 4 kcime dhe 3 asistime, ndërsa Kevin Durant përfundoi ndeshjen me 20 pikë dhe 5 kcime.

Kjo ishte fitorja e 3’të rresht nga 4 ndeshje, nji reflektim i shpejtë ndaj humbjes në ndeshjen hapëse që ja shkaktoi San Antonio Spurs.