NBA: Golden State shkatërron Los Angeles Lakers (video)

Nënkampioni i NBA kallxoi fuqinë e vërtetë në përballje me djelmoshat e qytetit të Hollywoodit, tue i mposhtë ata me rezultat të thellë 149:106.

Warriors shënuen 80 pikë vetëm në pjesën e parë, me Stephen Curryn që realizoi 31 pikë dhe 9 asistime, Kevin Durant 28 pikë, Klay Thompson 26 pikë, ndërsa Draymond Green përfundoi takimin me 11 asistime dhe 9 kcime.

Kjo ishte fitorja e 13’të e Warriors këtë edicion, krahas vetëm 2 humbjeve, derisa Lakers pësuen humbjen e 8’të, krahas po aq fitoreve.