Ndahen 340 mijë euro për Stadiumin e Kaçanikut

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkrue sot nji memorandum bashkëpunimi me Komunën e Kaçanikut, me qëllim të realizimit të projektit “Renovimi i Stadiumit të futbollit në Kaçanik”, ku MKRS’ja ka me investue mjete financiare me nji shumë prej 200 mijë euro.

Memorandumi i nënshkruem mes palëve parasheh që investimi me u krye në nji fazë dy vjeçare. Komuna e Kaçanikut, në bazë të dokumentit të nënshkruem, merr për obligim me investue 140 mijë euro, 70 mijë në vitin 2016, ndërkaq 70 mijë euro në vitin 2017.

Shala, u shpreh se financimi i këtij projekti të randësishëm kapital për Komunën e Kaçanikut asht në kuadër të investimeve që po ban MKRS’ja nëpër tanë Kosovën, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës për sportin e Kosovës.