Ndalen punimet në Stadiumin e Prishtinës, e pabesueshme arsyeja!

Zyrtarisht punimet për renovinim tanësor të Stadiumit të Qytetit të Prishtinës janë ndalue nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë. MMPH po pretendon që punët janë tue u kry pa leje nga ana e investitorëve që në këtë rast janë Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës.

Megjithëkëtë, lajmi.net gjatë ditës së Hanë ka parë punëtorë të kompanisë “Al Trade” tue punue në punishten e hapun të stadiumit në Prishtinë.

Kjo kategori e ndërtimit, bjen në kategorinë e III, për të cilat ndërtime asht përgjegjës MMPH’ja.

Fadil Maxhuni, shef në Divizionin për komunikim me publikun në MMPH, ka thanë se punimet në renovimin e Stadiumit të Prishtinës, janë ndërpre përkohësisht nga MMPH, për arsyeje se, simbas tij, investitorët kanë anashkalue procedurat që paraprakisht të pajisen me dokumentet përkatëse nga MMPH’ja e që obligohen simbas ligjeve.

“Konfirmoj se punimet në renovimin e Stadiumit të Prishtinës, janë ndërpre përkohësisht nga MMPH. Arsyeja e ndërpremjes së përkohshme të punimeve asht sepse investitorët kanë anashkalue procedurat që paraprakisht të pajisen me dokumentet përkatëse nga MMPH’ja e që obligohen simbas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës. Në ndërkohë, ma saktë me date 06.09.2016, Ministria e Kulturës ka aplikue për leje të renovimit për stadiumin e Prishtinës. Tash MMPH asht tue e trajtue dokumentacionin përkatës”, ka thanë Maxhuni për lajmi.net.