Ndërhymja “horror” në futboll

Harry Kane mundet me u cilësue me fat. Gollashënuesi ma i mirë i Anglisë rrezikoi me humbë Europianin mbramjen e së Ejtes, por jo vetëm kaq, kjo mbas nji ndërhymje të rrezikshme të mbrojtësit portugez Bruno Alves.

Ishte tue u luejtë minuta e 34, kur Alves dhe Kane po luftonin për nji top në mesin e fushës. 34-vjeçari e goditi si në Kung Fu, kundërshtarin e tij në ftyre me nji ngritje të kambës që pak kishte lidhje me futbollin.

Referi nuk u mendue dy herë dhe i kallxoi të kuqin mbrojtësit për lojë të rrezikshme.

Për nji çast friga pushtoi “Wembley’n”, por Kane kallxoi se asht gjithçka në rregull dhe u ngrit në kambë menjiherë.