Ndërron skenari: Nëse kualifikohet Shqipnia, luen me nji kombëtare të madhe

Kur mundësitë doken të pakta për kualifikim për kombëtaren shqiptare, mbas ndeshjes ku pritej që Gjermania me fitue 4-0, ndryshon edhe kundërshtari i ardhshëm, nëse kualifikimi sigurohet në ndeshjet e grupit të fundit.

Nuk ka me qenë Uellsi kundështari i mundshëm për ndeshjen që Shqipnia duhet me luejtë të Diellen, (nëse kualifikohet), por Gjermania.

Ky ndyshim i ekipit kundërshtar për kuqezijtë ka ardhë mbas llogaritjeve të fundit që janë ba në bazë të rezultateve që dolën nga ndeshja Irlandë e Veriut-Gjermani.