Ndeshja e javës së dytë e Serie A regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0

Pescara fitoi me rezultatin 3-0 në tavolinë ndeshjen e së Diellës së kalueme me Sassuolon, takim ku shënoi gollin e tij të parë në Serinë A Rey Manaj dhe që në fushë përfundoi 2-1 për Sassuolon.

Motivi i këtij vendimi të Gjykatësit Sportiv në Itali asht se, ekipi i Di Francescos nuk kishte federue në mënyrë të rregullt nji nga lojtarët e hedhun në fushë.

Anomalia ka të bajë me Antonio Ragusan që u fut si zavendësues tue luejt 20 minutat e fundit të ndeshjes.