Ndeshja Kairat Almaty-Teuta 5:0, dyshime për ndreqje të rezultatit. Kqyrini pamjet!

Mediat kazake kanë publikue nji video 11 minutëshe të ndeshjes së vleshme për Europa League ndërmjet Kairat Almaty dhe Teutës, e cila ka përfundue me rezultatin qesharak 5-0.

Në pjesën e parë, kazakët kanë shënue 2 golla, ndërsa në të dytën edhe 3 të tjerë, për kënaqësinë e tanë atyne që e dinin se ndeshja kishte me pasë golla.

Ajo që bie në sy në këtë humbje të turpshme të durrsakëve asht veç tentativa e portierit për me mbrojtë gollin e tij në mënyrën ma të ndershme dhe sportive të mundshme.