Ndeshja Kosova-Ishujt Faroe, kend e favorizojnë kompanitë e basteve!

Kosova ka me luejtë të Premten miqësoren e parë mbas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA. Përballë Kombëtares tonë janë Ishujt Faroe, të cilët konsiderohen nji kundërshtar modest në tanë Europën.

Megjithatë, disa prej kompanive të basteve e konsiderojnë ekipin përfaqësues të Kosovës “modest” ndaj Ishujve Faroe, të cilën e favorizojnë në masë të madhe.

Kështu, simbas “goal.com”, Ishujt Faroe janë super-favorit për me fitue ndeshjen. Fitorja e Ishujve kuotohet me 1.60, barazimi me 3.50, kurse fitorja e Kosovës me 5.00.

Ishujt Faroe kanë nji përbamje solide, por e cila nuk asht ma e fortë në emna me ekipin që ka aktualisht Kosova. Madje, edhe vlerat e futbollistëve të Kosovës janë dukshëm më të nalta në treg, se sa ato të Ishujve Faroe.

Ekipi i Kosovës ka vlerën mesatare të futbollistëve 461 mijë euro, ndërsa Ishujt Faroe kanë këtë vlerë 41 mijë euro për futbollist.

Ndeshja miqësore në mes të Ishujve Faroe dhe Kosovës zhvillohet të Premten në Frankfurt, tue nisë në orën 20:00.