Ndeshja me Rumaninë, qe qysh kuqezijtë e ‘pushtojnë’ Lyon’in

Përballja e mbramjes së sotme ndaj Rumanisë ka me qenë e treta për nga radha, por jo për nga randësia për tifozët kuqezij.

Tifozët shqiptarë kanë pushtue prej mbramjes së djeshme rrugët e qytetit të Lyonit, për të përkrahë kombëtaren në sfidën e tretë dhe vendimtare të Euro 2016.

Gjatë orëve të mbramjes tifozë të shumtë kanë knue kangë patriotike tue ndezë atmosferën në qytet.

Ende nuk dihet numri i saktë i tifozëve që kanë me qenë sot të pranishëm në stadiumin “Parc Olympique Lyonnais”, por me gjasë atmosfera ka me qenë e ngjashme me dy ndeshjet e para.

shqip-13 shqip891-620x427