Ndihmës trajneri i Bosnjes ja then dhambin lojtarit grek (video)

Sherri i ndodhun mbas ndeshjes Bosnje Hercegovinë-Greqi 0-0, e luejtun para dy dite asht pasqyrue i plotë përmes videove të shfaquna në mediat botnore.

Si fillim ishte Dzeko i Bosnjes dhe Manolas i Greqisë, dy shokë ekipi te Roma, të cilët u kapën për fyti mbas përfundimit të takimit. Mandej, drejt kapitenit të Bosnjes u vërsulën lojtarët grekë, ndërsa në sherrin masiv u përfshin% edhe pjesëtarë të stafit teknik të ekipit boshnjak.

Ndihmës trajneri i Bosnjes, siç shihet edhe në video goditi me grusht mbrojtësin e Greqisë, Janiotas tue ja thy nji dhamb.