Ndodh e paprituna për Canën te Nantes!

Ka disa paqartësi rreth gjendjes kontraktuale të 32-vjeçarit Lorik Cana. Siç ka konfirmue nji burim i mbrendshëm i FC Nantes, Cana asht në të vërtetë nën kontratë deri në Qershor 2017.

Kjo do me thanë se FC Nantes ka me pretendue me përfitue nji tarifë financiare nga transferimi i Canës, qoftë ajo edhe simbolike.

Gjatë grumbullimit me kombëtaren e Shqipnisë për finalet e “Euro 2016”, Lorik Cana, kapiteni i kuqezijve, tha se e kishte mbyllë aventurën e tij me FC Nantes në Francë. Madje, po mendonte nëse duhet me vazhdue ma tej në futbollin e luejtun, apo të tërhiqet, për shkak të moshës dhe problemeve fizike, tashma.

Mirëpo, doket se gjithçka ka ndryshue rrjedhë. Rekordmeni i ndeshjeve të luejtuna me Shqipninë duhet me u paraqitë në stërvitje te FC Nantes, tue ndërpre pushimet, që po i shijon në disa vende, që mbas eliminimit të kuqezijve nga Kampionati Europian.