Ndodh edhe kjo: Biciklisti i Shqipnisë shkon në Botnor, por nuk ka… bicikëll!

“Bamat” e sportit vijnë nga Shqipnia. Rasti i paprecedentë regjistrohet te ciklizmi. Edhe kur të krijohet mundësia me marrë pjesë në nji kampionat botnor që jo të gjithë e kanë luksin ta bajnë realitet nji gja të tillë në karrierën sportive, je i “dënuem” me shkue vetëm si spektator, mbasi të mungon ajo dhe ma kryesorja… biciklla.

Nuk asht legjendë urbane, por e vërtetë. Kjo i ka ndodhë  për fatin e tij të keq biciklistit të kombëtares së Shqipnisë, njiherit kampionit të Shqipnisë, Ylber Sefa, nji nga tre të përzgjedhunit nga Federata Shqiptare e Ciklizmit me marrë pjesë në Botnorin që ka me u mbajtë në datat 17-24 Shtator në Bergen të Norvegjisë.

Asht vetë biciklisti Sefa që e ka ba publike në rrjetin social “Facebook” rastin qesharak për cilindo që kishte me ndigjue në arenën ndërkombëtare.

Statusi i tij:

të përgatitesh një vit të tër një vit sakrific për të pritur garën më të rëndësishme sic është kampionati botëror ku të jepet mundësia të jesh pjesmarrës i këtij evenimenti gjigand që për gjithsecilin është një ëndërr dhe pas gjithave sakrificave nuk ke një biciklet ( CRONOMETRI ) nga ekipi përkatës nuk më mbetet gjë tjetër të them veçse #bye #world #championship 2017❌…see you 2018✅

Shperndaje në: