Ndodh edhe kjo: Pastori n’Kishë përmend ‘tradhtinë’ e Higuain. Ka ba mëkat!

Kalimi i Gonzalo Higuain te Juventusi i ka kalue kufijtë e futbollit, mbasi nji pastor në nji Kishë ka përcjellë nji mesazh për Higuain.

Nji vend i vogël në provincën e Napolit, Agerola ka ndodhë njëingjarje e çuditshme mbasi prifti At Joseph Milo e ka cilësue si mëkat ‘tradhtinë’ e Gonzalo Higuain, shkruen ‘Calciomercato’.

“Të gjithë qytetarët e Napolit janë zemërthye me tradhtinë që na bani Gonzalo Higuain. Unë due me ju thanë juve që paret nuk janë gjithçka krahasue me kënaqësinë kur luen. Ky asht nji mëkat që bani Higuain, mbasi u josh nga paret dhe tradhtoi ekipin tonë. Zgjedhje e pareve krahasue me vlerat njërëzore të njeriut asht në kundërshtim të plotë me Kishën”, thotë prifti At Joseph Milo.

Kliko me pa videon