Ndodhë edhe kjo! Presidenti i La Liga: Jam tifoz i Real’it, due që të triumfojmë

Presidenti i La Liga’s, Javier Tebas ka thanë se ai dëshiron që Real Madrid’i me fitue Ligën e Kampionëve para Atletico Madrid’it.

Tebas edhe ma herët ka deklarue se asht tifoz i “Los Blancos”, ndërsa tash edhe publikisht e mbështet Real’in në finalen e madhe të Champions League.

“Intensiteti i Atletico’s asht i naltë dhe ata janë nji ekip që janë të vështirë për me ju shënue golla. Si tifoz i Real’it që jam, due që të triumfojmë. Por, Atletico asht tejet sfidues dhe krijojnë shumë raste dhe kurrë nuk i dihet. Ndoshta, ata do të hakmerren”, u shpreh Tebas, raporton “Goal”. /Rrokum.TV