Ndryshimi në El Clasico shkakton pakënaqësi te anglezët

elclasicoooo

El Clasico e parë e këtij sezoni Barcelona-Real Madridit në Camp Nou ka me u luejt në mbasditen e datës 3 Dhetor.

Ai që e konfirmoi këtë lajm asht vetë presidenti i La Liga-s, Javuer Tebas nëpërmjet nji interviste për mediat spanjolle.

Sfida mes dy gjigantëve iberikë ka me u luejt ë orën 16:15 të 3 Dhetorit, nji orar ky që ka shkaktue pakënaqësi në Britaninë e Madhe, mbasi nuk ka me u transmetue në televizion, fakt të cilit i asht dhanë shumë randësi nga media britanike.