Ndryshohet rregulli për ndëshkim direkt me karton t’kuq

Futbollistët që shkaktojnë nji faull për mos me lejue shënimin e nji golli nuk do të ndëshkohen automatikisht me karton të kuq, ka konfirmue trupi për krijimin e rregullave të futbollit.

Deri tash asht ba ndëshkim i trefishtë, përjashtimi me karton të kuq, masandej suspendimi dhe në raste edhe akordimi i penalltisë, raporton BBC, transmeton Rrokum.tv.

Megjithatë, lojtarët që shkaktojnë faull padashje, që e mohojnë nji rast të shënimit të gollit do të paralajmërohen, por ata që shkaktojnë faulle të qëllimta do të vazhdojnë me u ndëshkue me të kuq.

Këtu përfshihen ata që e mbajnë kundërshtarin, e tërhekin apo shtyjnë pa posedimin e topit, shkaktojnë faulle serioze, sjelljet e dhunshme ose ata që e prekin topin me dorë për mos me lejue shënimin e gollit, transmeton Rrokum.tv
Ky ndryshim asht ratifikue nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), trup ky që asht ba nga katër shoqata të futbollit britanik dhe FIFA, që vendosin në ndryshimet e rregullave të futbollit. Ky vendim asht marrë mbas nji analize 18 mujore nga ish-referi i Premier Ligës, David Elleray.